"Ngjallja nuk është diçka që vjen pas kryqit, por gjendet brenda në kryq." +Kryepiskopi Anastas
Nëse kjo është hera juaj e parë që i bashkoheni programit, lejomëni t'ju jap një ide mbi çfarë përmban ky program radioje. Vitin e kaluar më pyetën për të bërë një program mbi të qënët një nënë, prind, dhe një e krishterë orthodhokse që rrit një fëmijë në Kishën tonë Orthodhokse. Një shtëpiake është dikush që tradicionalisht kujdeset për shtëpinë. Dhe një misionar është dikush që përpiqet të dëshmojë Ungjllin e Krishtit në kulturat e tjera.
Më herët këtë vit, në programin Misionarë në Shtëpi, ne folëm për:
• Të bërit Krishtin qendrën e shtëpisë tuaj
• Përgatitjen tuaj dhe të familjes tuaj për Liturgji Hyjnore
• Fëmijët në Kishë
• Si të vijojmë me gjëndjen mendore Orthodhokse pas Liturgjisë, ose siç shpjegon Kryepiskopi Anastas, Liturgjia pas Liturgjisë
• Të qënit nënë si një e Krishterë Orthodhokse
• dhe Javën e Madhe
Këto javë në vijim, do të doja të vazhdonim me këto tema, sigurisht me më shumë detaje mbi mënyrën se si unë përpiqem të jetoj thirrjen time si një nënë orthodhokse, prind, dhe e krishterë orthodhokse. Këtë vjeshtë, do të kemi bekimin që të kemi si folës disa miq nga Amerika, përfshirë vjehrrën time, priftëreshën Renee. Lutem që ky program të jetë një mënyrë se si ju të vazhdoni të jetoni jetën tuaj më Krishtin dhe të jeni një shembull për familjen tuaj dhe ata që ju rrethojnë.
Javën e kaluar festuam një na 12 Festat e Mëdha të Kishës Orthodhokse. Në Festën e Kryqit të Nderuar, kujtojmë dy ngjarje: gjetjen e Kryqit Jetëdhënës në 326; dhe rimarrjen e tij nga Persia në 628. Lejomëni të ndaj me ju një histori në lidhje me këtë festë.
Pasi Krishti vdiq dhe u ngjall, në shekujt e parë të Krishtërimit, ekzistonte një persekutim i madh ndaj të krishterëve, paganët donin të shkatërronin të gjitha gjërat që kishin të bënin me jetën e Krishtit. Kjo përfshinte edhe kryqin mbi të cilin Ai u kryqëzua.
Kur Kostandini i Madh ishe perandor në shekullin e 4-t, pas konvertimit në besimin e Krishterë, ai lejoi hapjen e kishave dhe u dha njerëzve të drejtën të adhuronin lirshëm. Nëna e tij, Shën Helena, donte të gjente Kryqin e Nderuar. Kështu ajo udhëtoi në Jerusalem. Asaj i thanë që Kryqi ishte varrosur nën tempullin e perëndeshës pagane Venus.
Sipas traditës, Helena e gjeti vendndodhjen e Kryqit të vërtetë duke gërmuar në një rrënjë të madhe borziloku. (pse gërmoi tek borziloku, thjesht e pa dhe vendosi të gërmojë?) Bimët e borzilokut ishin të njohura si bimët që mbinë në këmbët e Kryqit ku kishte rënë Gjaku i Çmuar i Krishtit, bashkë me lotët e Nënës së Zotit.
Me të gjetur Kryqin, të gjithë besimtarët donin t'a shikonin dhe t'a lavdëronin.
Shën Helena ndërtoi një Kishë në Varrin e Shënjtë ku do të qëndronte Kryqi i Nderuar. Kisha u shënjtërua në 13 Shtator, e cila është dita që ne festojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë.
Në shekulli e 7, Kryqi u mor nga Persianët, por 14 vite më vonë, u kthye mbrapsht në Kostandinopojë, në Kishën e Shën Sofisë (Urtësisë Hyjnore). Aty, perandori deklaroi se Festa e Kryqit të Nderuar do të festohej në të tërë botën.
Kur Krishti u kryqëzua në Kryq, ishte një simbol vdekjeje. Por, me ngjalljen e Tij, u bë një simbol jete. Kryqi është një instrument i shpëtimit tonë.
Në letrën e Efesianëve (2:8) na thuhet: "Biri i Perëndisë që u bë njeri përmbushi shpëtimin tonë. Ai e përuli veten e Tij dhe u bind ndaj vdekjes, madje vdekjes në Kryq."
Shën Joan Maksimoviçi shpjegon kryqëzimin dhe rëndësinë e Kryqit: "E gjithë rraca njerëzore, me vdekjen e Krishtit në Kryq, mori shpëtimin nga autoriteti i Djallit, dhe çdokush që e e përdor këtë armë shpëtuese ëshë i paarritshëm nga demonët."
Ka shumë histori të shenjtorëve të cilët u mbrojtën me shenjën e Kryqit, dhe çdo ligësi u shuajt. Si Shën Andoni, kur iu shfaqën një legjion demonësh. Ai bëri shenjën e Kryqit dhe ata u larguan.
Shenja e Kryqit
Sa shpesh kur jemi në Kishë, si të Krishterë Orthodhoksë, bëjmë shenjën e Kryqit? Me qindra! Kur hyjmë në Kishë; ndezim qiri; puthim ikonat; dëgjojmë liturgjinë; psalim himnet; marrim kungatën; naforën. Këto janë vetëm disa raste.
Po kur jemi jashtë Kishës, a e bëjmë shenjën e Kryqit? Dua që të ndalni një moment dhe të mendoni pak për këtë.
Dua të ndaj një histori me ju. Unë dhe familja ime po udhëtonim në Amerikë, thuajse tre vite më parë, kur qëndruam në shtëpinë e një familjeje të cilën e njihnim, por nuk i kishim takuar më përpara. Ata shkonin në Kishën që ne po vizitonim dhe bujarisht na hapën derën e shtëpisë së tyre. Ishte bekim të qëndronim me ta, gjithashtu edhe mikpritja e tyre. Por një kujtim të cilin e kam ngulitur në jetën time është ky: kurdoherë që mamaja, Maria, na përqafonte, u shkëmbente me ne, ose edhe kur përshëndette Mojsiun: ajo me dorën e saj të djathtë, bashkonte tre gishtërinjtë, dhe bëntë shenjën e kryqit në shpinat tona.
Herën e parë që ndodhi dukej shumë e thjeshtë dhe nuk është se mendova gjatë për të. Por sa më shumë që ajo e bënte, aq më shumë unë ndihesha e përforcuar, dhe aq me shumë e ndjeja praninë e Perëndisë.
Qëkur ikëm nga shtëpia e saj, unë vazhdoj të bëj shenjën e kryqit në shpinën e Mojsiut. Jo vetëm kur jemi në Kishë (sepse ndonjëhere ai nuk e ka mendjen), por edhe rastësisht përgjatë ditës. I kërkoj Zotit t'a bekojë dhe i bëj shenjën e kryqit pas shpinës. Ky veprim i thjeshtë mund të jetë një rikujtim për ne si nëna, që të vendosim jetët e fëmijëve tanë në duart e Zotit, dhe gjithashtu se sa e rëndësishme është që ne të lutemi për fëmijët tanë.
Herë të tjera që mund të bëjmë kryqin gjatë ditës janë: kur zgjohemi, kur shkojmë për të fjetur, gjatë lutjeve, para dhe pasi hamë, kur kalojmë përpara një Kishe Orthodhokse, kur dëgjojmë sirenën e policisë ose të ambulancës, para se të largohemi nga shtëpia, dhe para se të nisemi për udhëtim (makinë, autobus, biçikletë, etj).
Këtë javë që kaloi shumë fëmijë filluan shkollën. Tashmë Mojsiu nuk është akoma gati për shkollë, por së fundmi ai ka filluar të ndihmojë në altar në Kishë.
Për të qenë e sinqertë, herën e parë që hyri në altar, e gjeta veten vetëm fare në Kishë. Dhe më pas u konfuzova dhe u hutova. Nuk kisha qenë vetëm në Kishë që sa më kishte lindur djali. Nuk ia kisha idenë çfarë të bëja! Sinqerisht ndjeva sikur kisha harruar të lutesha vetëm. Mbi këtë, isha e shqetësuar (shqetësohem shpesh) për djalin, se si po shkonte. Mos po ndihej vetëm? I frikësuar? Po sikur të kishte nevojë për diçka, a do të dinte kë të pyeste? Tani që reflektoj mbi këtë ngjarje, çdo gjë që unë po ndjeja nuk ishte për djalin tim, por për veten time.
Mund t'a imagjinoj që këto ndjesi janë të njëjta kur fëmija juaj shkon në shkollë. Kush do t'i ngushëllojë kur të rrëzohen? Do t'a dinë ata se çfarë gjërash pëlqen fëmija im, dhe si?
Si mund t'a ndihmoj veten dhe fëmijën tim në këtë periudhë të vitit? Një periudhë që shkon në një vend të ri, qoftë shkollë ose kishë, pa prindërit ose gjyshërit?
Një ide e re qe kisha për të implementuar këtë muaj në shtëpinë tonë ishte të vendosja një ikonë në nivelin e djalit tonë, dhe një në nivelin tim dhe të bashkëshortit tim. Kurdo që ne largohemi nga shtëpia ne mund të puthim ikonën, të bëjmë shenjën e kryqit, dhe t'i kërkojmë Zotit të na bekojë.
Një tjetër ide që kisha për familjen time, një gjë të cilën e kam bërë qëkur ka lindur Mojsiu, është të përpiqem të lutem në katër orët ditore. Çfarë janë orët? Në kohët e të Krishterëve të parë, ata ndalonin ditën për t'u lutur çdo tre orë gjatë ditës. Puna e të krishterëve të parë, sidomos e Shenjtorëve, u bë balancë e punës dhe lutjes. Këtu, në kishën në Tiranë, ne i festojmë si "shërbesa e orëve" gjatë Krishtlindjes, Epifanisë, dhe të Premtes së Madhe.
Pasi Mojsiu lindi, e gjeja veten shumë herë të mbështetur në lutje, sepse flija shumë pak. Kam një aplikacion në telefon (Daily Reading App) që ka lutjet e katër orëve. Secila nga lutjet ka një temë të caktuar.
Ideja që kam është të printoj këto lutje dhe ti postojmë ato në vende të ndryshme në apartamentin tonë. Pastaj, kur të afrohet koha (7:00, 9:00, 12:00, 15:00) ndalojmë për disa minuta dhe i themi me zë të lartë këto lutje. Janë të shkurtra, dhe mund të bëhen me lehtësi nga laikët.
Nëse doni të lexoni më shumë rreth lutjeve të orëve, mund të merrni këtë libër nga dyqani, së fundmi është përkthyer dhe printuar në Shqipëri: Të bërit të Zotit të Vërtetë në Shtëpinë e Krishterë Orthodhokse.
Të thënit e lutjeve të orëve mund të na ndihmojë të balancojmë jo vetëm jetët tona familiare me punën, por gjithashtu jetën tonë në lutje.
Bëni shenjën e kryqit dhe përdorni katër shkurtesa që Atë Anthony Coniaris na jep për lutjet e orëve.
Ora e Parë: falenderoni Krishtin për ditën e re që ju ka dhënë.
Ora e Tretë: falenderoni Zotin për Shpirtin e Shenjtë dhe kërkojini që Shpirti i Shenjtë t'ju drejtojë.
Ora e Gjashtë: kaloni një moment në qetësi, e më pas falenderoni Zotin për dashurinë e Tij të madhe ndaj nesh.
Ora e Nëntë: kërkojini Zotit të na kujtojë kur të shkojmë në Mbretërinë e Tij.
Edhe unë për veten time, nuk i mbaj mend gjithmonë këto lutje. Por, për hir të së vërtetës të gjithë ne kemi telefonat me vete në çdo minutë të ditës, le të kemi gjithashtu me vete edhe lutjet e fuqinë e kryqit. Vendosni një alarm në telefon 4 momente në ditë. Fillimisht, filloni duke bërë shenjën e kryqit. Pastaj, ngadalë, përdorini këto momente për lutjet e orëve.
Ne jemi shembujt më të mirë për fëmijët tanë.
Mojsiu ka qenë shumë i emocionuar për bërjen e shenjës së kryqit, por nuk ka qenë diçka që ai e mësoi vetëm duke na parë neve. Ne gjetëm kohën dhe ia shpjeguam simbolizmin e mënyrës se si i bashkojmë gishtat dhe si e bëjmë kryqin. Është një këngë shumë e mirë nga Gigi Shadid që Mojsiu ka shumë qejf ta këndojë.
Teksti është: Kur ne bëjmë shenjën e kryqit, ne kujtojmë që Zoti është shefi. Kur themi: shenjtëro mendimet e mia, dhe pastro zemrën time, hiqe peshën e rëndë nga shpatullat e mia. Tre për Trininë, dy për natyrat e Krishtit: Plotësisht Perëndi dhe plotësisht Njeri.
Pasi e mësoi këtë këngë dhe duke e kënduar shpesh, ne përdorëm duart tona për të formuar duart e Mojsiut, që ai të kuptonte se si ti venoste gishtat. Pastaj e praktikuam, shumë herë, derisa arriti t'a bënte kryqin vetë. Në fillim në ballë; pastaj në bark; supin e djathtë; dhe në fund supin e majtë.
Një gjë shumë e rënësishme që ne i themi Mojsiut është që të mos nxitojë asnjëherë, ose t'a bëjë më shpejtësi shenjën e kryqit. Nuk është garë. Ne marrim kohën tonë, ashtu siç bëjmë kur lutemi, duke bërë shenjën e kryqit.
Kur bëjmë shenjën e kryqit ne shpallim që ne i pëkasim Zotit, dhe jemi ndjekës të Krishtit. Si në pagëzim kur ne bekohemi nga prifti: ai bëri shenjën e kryqit jo vetëm me duart e tij, por gjithashtu me vajë dhe miro, ndërsa vendosej mbi trupin tonë.
Si të krishterë orthodhoksë, nëse bëjmë shenjën e kryqit, ajo është mbrojtja më e fortë që ne kemi. Do të dëshiroja t'ju lija me një mendim; Kryepiskopi Anastas thotë: ngjallja nuk është diçka që vjen pas kryqit, por gjendet brenda në kryq.
Çfarë do të thotë kjo? Kryqi nuk është thjesht një simbol magjik, një evolim i idhujve të vjetër. Kryqi është kujtues i udhëtimit tonë si të Krishterë. Ne jemi thirrur të marrim kryqet tona dhe të ndjekim Krishtin. Nëpërmjet këtij veprimi vullnetar vetë-sakrifikimi, ne hyjmë në gëzimin e ngjalljes. Nëpërmjet veprave të Krishtit, Sakrifica vetë është e mbushur me gëzimin e ngjalljes. Kryqi nuk është garantues i një jete të thjeshtë të mbushur me shëndet dhe para. Si nëna, ne përballemi me kryqe dhe vështirësi që duken pa mbarim. Sfidë pas sfide. Por nëpërmjet Krishtit të gjitha këto gjëra mund të transformohen në gëzim. Kur Mojsiu vepron, është një shans për t'a dashur atë. Kur im shoq është në nevojë, është një shans për të luftuar me egoizmin tonë. Në çdo moment dhe në çdo sfidë është një shtresë më e thellë e gëzimit e cila mbush gjithçka. Thjesht mendoni për Krishtin në Kryq, atë po e vrasin.
Cila është përgjigja e Krishtit? Është ajo e dashurisë. Atë, fali se nuk dinë se ç'bëjnë. Edhe tortura dhe dhimbja në kryq mbushet me një dashuri të thellë e cila siguron paqe. Zoti është me ne. E gjitha sa duhet të bëjmë është të ndalojmë për një minutë dhe të shikojmë që Ai, dhe çdo kryq me të cilin përballemi në jetët tona të bëhen përjetime të gëzueshme të ngjalljes, përjetime të dashurisë.
Le të mbajmë mend këto fjalë nga Kryepeshkopi. Le t'i lutemi Zotit të na mbrojë ne, njerëzit e Tij, me fuqinë e Kryqit. Le të përpiqemi të jetojmë me fjalët e shenjtorëve: "lavdi Perëndisë për të gjitha"
Comments