top of page

Shen Melangell & Profeti Daniel

Super Shenjtorë për t’u imituar-Kreshme e Madhe 2020




Mirë se erdhët në Misionarë në shtëpi në Radio Ngjallja.


Uroj që të keni një Vit të Ri të bekuar!


Dy vite më parë, rreth kësaj kohe, unë fillova këtë emission për herë të parë këtu në Radio Ngjallja. Dua t’ju falënderoj që më dëgjoni dhe mësoni bashkë më mua si të jetojmë besimin Orthodhoks dhe si ti përqendrojmë familjet tona te Perëndia. Ju ftoj të uleni me familjet tuaja e të dëgjoni Misionarë në Shtëpi këtë kreshmë të madhe.

Jam shumë e lumtur që u riktheva në Radio Ngjallja me ju të gjithë! Kanë ndodhur shumë gjëra që nga emisioni i fundit gjatë Kreshmës së vjetshme. Ndër gjërat më të mira ishtë ardhja e djalit tonë të dytë në familjen tonë, Athan Patrick. Gjithashtu, Moisi Anastas filloi Kopështin.



Kemi qenë shumë të zënë këto kohë dhe tani është kohë e shkëlqyer per të ri-fokusuar jetët tona dhe për të vendosur Krishtin në qendër.


 

Së fundmi, Moisiu ka parë edhe filma vizatimorë. Disa nga të preferuarit e tij janë Maskat PJ, Dino Trux, Spider-Man, Batman dhe Paw Patrol. Atij i pëlqen të shikojë dokumentare për oqeanet, peshkaqenët dhe dinosaurët. Por ajo që kanë të përbashkët emisionet dhe librat që ai lexon, është që kanë elementin e “super heroit”. Le të flasim për një nga filmat e tij vizatimorë të preferuar: Maskat PJ. Karakteri i tij i preferuar është Cat Boy, që njihet edhe si Connor. Në këtë film, tre fëmijët “shpëtojnë gjithmonë ditën”, duke luftuar krimin dhe duke qenë heronj. Ka dhe karaktere negativë në film, si Night Ninja, Romeo dhe Luna Girl. Në cdo episod tre fëmijët paraqiten më ndonjë problem dhe duhet të gjejnë një mënyrë për ta zgjidhur. Në fund, ata janë heronjtë e ditës.


Kur Moisiu do të aktrojë, pothuajse gjithmonë i afrohet rolit të superheroit (shumicën e kohës Cat Boy). Ai kënaqet shumë duke luajtur këto lojëra dhe duke parë këta filma vizatimorë. Por ndërsa fillojmë një tjetër periudhë kreshmimi dhe përgatitjeje për Pashkë, dua që të fokusoj sërish drejt Krishtit. Gjatë Kreshmës së Madhe më pëlqen që të gjithë ne të shikojmë më pak filma dhe emisione televizive, dhe të lexojmë më shumë për shenjtorët.


Një ide që unë e zbatoja me Moisiun ishte t’i lexoja cdo javë dy Shenjtorë që janë “super” dhe që jetuan një jetë nga e cila mund të mësojmë, nga gabimet dhe nga triumfet e tyre. Tani dua t’ju sqaroj që nuk po them se Shenjtorët janë Superheronj që janë shumë të ndryshëm dhe nuk janë njerëz. Përkundrazi, ata janë modele se si të jetojmë një jetë më Krishtin, heronj të besimit dhe super në dashurinë e tyre për Krishtin. Përvecse të dëgjojnë këta supërheronj të rremë në filma dhe kartona, dua që djemtë e mi të dëgjojnë për super Shenjtorët që ne kemi, që janë të vërtetë në besimin tonë orthodhoks.


Përvec historive që ndaj me ju, ju ftoj që bashkë me familjet tuaja të dëgjoni dhe mësoni për super shenjtorët që mund të imitojmë. Cdo shenjtor do të ketë një vecori të caktuar nga e cila mund të mësojmë dhe ta përdorim në jetën tonë.


Tani dua të flas për dy shenjtorë: Profetin Daniel dhe Shën Melangelin e Uellsit. Le të fillojmë me Shën Melangelin e Uellsit, për të cilën kam mësuar kohët e fundit.




Melangel, e njohur gjithashtu si Monacella, ishtë një princeshë irlandeze që lindi në fundin e shekullit të gjashtë. Ajo u rrit për të qenë një grua e bukur, dhe prindërit e saj donin ta martonin me një djalë nga familje mbretërore. Ajo e refuzoi këtë martesë, duke thënë se ajo donte të bënte një jetë me lutje. Babai i saj ishte i inatosur më këtë vendim. Ai këmbënguli që ajo të binte dakord me këtë martesë. Melangel mendoi që do të ishte e pamundur të luftonte kundër të atit, kështu që iku larg familjes së saj. Më në fund ajo gjeti rrugën e saj në një shkretëtirë të bukur në Luginën Tanant, në Uellsin e Veriut. Aty, pati mundësinë të jetonte një jetë me lutje duke jetuar në një shpellë dhe duke fjetur mbi një pllakë guri. Shoqëruesit e saj të vetëm ishin kafshë të vogla dhe krijesa.


Pas 15 (pesëmbëdhjetë) vitesh, një burrë po gjuante në shkretëtirë. Ai ishte Brochfael, Princi i Poëys. Qentë e tij gjuajtës trembën një lepur dhe më pas e ndoqën atë më tej për në pyll. Ndërsa Brochfael ndiqte qentë e tij, ai pa një grua me lepurin që shtrihej i qetë në fustanin e saj. Në vend që të ndiqnin lepurin, qentë u strukën nga mahnitja e gruas. Edhe princi ishte i magjepsur nga gruaja. Melangel i tregoi atij historinë e saj dhe ai u cudit nga forca dhe karakteri i saj. Ai iu lut që të shkonte me të dhe të bëhej gruaja e tija.


Melangel nuk e pranoi këtë ofertë, ajo e refuzoi me mirësi. Kështu Princi i dha asaj një pjesë të madhe toke në shkretëtirë. Princi i kërkoi vetëm një gjë në këmbim, ai donte që ajo të hapte një manastir për gratë e tjera që kërkonin paqe dhe qetësi (vetmi). Ajo pranoi me kusht që toka të ishte strehë për njerëzit dhe gjithashtu për kafshët. Ajo nuk donte të kishte gjueti në atë tokë. Brochfael pranoi. Kjo copë toke më vonë u bë e njohur si Flamuri Melangel.


Gjatë jetës së Melangel shumë kafshë dhe krijesa u shpëtuan nga gjuetia. Tradita vazhdoi për shekuj, dhe tani madje, kur një lepur ndiqet nga qen gjuajtës ose nga një gjuetar, mjafton të thuash “Zoti dhe Melangel qofshin me ju”, dhe ata do të ikin. Lepujt në Uells quhen wyn back Melangel, që do të thotë qengjat e vegjël të Melangel.


Lepuri është një kafshë e vecantë për Keltët sepse simbolizon begati’, fat të mirë dhe mirëqenie. Është një thënie që tregon se ashtu si lepuri mund të vrapojë shpejt për në kodër, për tu larguar nga armiqtë, po ashtu të krishterët mund ti largohen së keqes dhe ti afrohen Krishtit.


Shën Melangel është shenjtorja ruajtëse e lepujve, krijesave të vogla dhe mjedisit natyror. Atë e kremtojmë në datën 17 maj.

 

Cfarë mund të mësojmë për të imituar nga Shën Melangel?


Mund të mësojmë që ajo nuk ishte e bindur për faktin që babai i saj donte ta martonte për të jetuar një jetë të mbushur me gjëra që mund të blihen me para. Ajo kuptoi thirrjen e saj nga Zoti.

Është një shembull i mirë për fëmijët tanë që ndonjëherë mund të jetë e vështirë të dëgjojmë Perëndinë, që nuk duhet të ndikohemi nga gjërat e mira në jetë. Jo se ka ndonjë gjë të keqe me të pasurit gjëra të mira dhe një jetë të rehatshme, por nuk duhet ta vëmë para dëgjimit të Perëndisë dhe planit që Ai ka për ne.


Një gjë që ka qenë pak e vështirë për Moisiun kohët e fundit është që të tregojë mëshirë dhe dashuri për të tjerët. Atij nuk i pëlqen që të japë dicka nga gjërat e tij apo ti ndajë ato me të tjerët. Por, ne i kujtojmë se Zoti na ka bërë thirrje që të duam njëri tjetrin. Një mënyrë për ta praktikuar këtë, është duke sjellë me vete 10 ose 20 lekë (me lejen e tij), ose pak bukë, kur shkojmë për në kishë. Kështu, ai mund tja dhurojë atë një personi në nevojë, kryesisht një lypësi. Në fillim, kjo ishte e vështirë për të. Por tani, ai e ka marrë në dorëzim këtë dhe ndan atë që ka me njerëzit në nevojë, përvec faktit që e ka të vështirë.

 





Tani le të dëgjojmë historinë e Profetit Daniel në strofkën e luanëvë.

Danieli ishtë një burrë i përulur, punëtor dhe besimtar nga Izraeli, i cili u kap kur Jerusalemi u mposht nga Babilonasit. Zoti e dinte që Danieli kishte besim shumë të fortë në Të; Perëndia e dintë gjithashtu se Danieli do t’I jepte lavdi Atij për cdo gjë që i ndodhte në jetë.

Mbreti i Persisë e bëri Danielin një lider të rëndësishëm në mbretëri, sepse ai ishte shumë i zgjuar dhe Mbreti Darius e pëlqente atë. Por liderat e tjerë në mbretëri nuk e pëlqenin faktin se Danieli ishte mbi ta, pasi ai ishte i kapur nga Izraeli dhe nuk ishte Persian. Ata vendosën që ta fusnin Danielin në telashe në mënyrë që mbreti ta hiqte qafe, por nuk e bënë dot këtë pasi Danieli i bindej gjithë ligjeve! E vetmja mënyrë për ti hapur probleme Danielit ishte duke e mashtruar mbretin që të nxirrte një ligj të ri; ligji thoshte se cdo njeri duhet ti falej vetëm Mbretit Darius dhe asnjë Perëndie tjetër, në të kundërt do hidheshin në strofkën e luanëve!

Ata e dinin se Danieli i lutej Perëndisë cdo ditë, dhe kështu vazhdoi të bënte edhe pasi doli ligji. Danieli u kap duke iu lutur Zotit, kështu ata e hodhën në një vend më luanë të uritur! Bibla thotë se Perëndia dërgoi një engjëll që të mbronte Danielin nga luanët, dhe ditën tjetër Danieli doli nga strofka e luanëve pa asnjë të gërvishtur! Mbreti Darius ishte i lumtur që Zoti e mbrojti Danielin dhe ia tregoi historinë të gjithë njerëzve në perandorinë e tij.


Një mësim shumë i mirë që marrim nga historia e Danielit është që nuk duhet të kemi frikë t’I lutemi Zotit dhe ti tregojmë të tjerëvë për Të.


 

Një gjë që po përpiqemi ti mësojmë Moisiut është lutja në shkollë përpara ngrënies. Më kujtohet kur isha më e re, vihesha në siklet për të bërë shenjën e kryqit (sepse asnjë tjetër se bënte) dhe ti lutesha Perëndisë të bekonte ushqimin tim para se të haja. Por kur u rrita e kuptova se është një gjë shumë e mirë për tu bërë dhe është dëshmi për njerëzit e tjeër. Kjo është ajo që duam të rrënjosim te fëmijët tanë. Që ata të jenë dëshmitarë dhe dishepuj të Krishtit. Është shumë e rëndësishme të lutemi përpara ngrënies, nuk ka rëndësi se ku ndodhemi.

Një tjetër mësim që duam të implementojmë më shpesh është falja. Mua më duket shumë e thjeshtë të murmuris më fal kur bëj një gabim. Kur duam të kërkojmë falje, e shikojmë njëri tjetrin në sy dhe më pas i themi më fal, ashtu sic bëmë të dielën e kaluar në mbrëmësore. Të kërkosh falje i bën të dy njërëzit të mendojnë se cfarë është bërë dhe cfarë mund të përmirësohet.


 

Pra, cfarë cilësish kanë Shën Melangel dhe Profeti Daniel?


ërkojmë ndihmë Atij.

Po aq sa flasim me Perëndinë, po aq e rëndësishme është ta dëgjojmë Ata.

Më e rëndësishmja, të ndjekim Perëndinë dhe të besojmë në Të… Danieli e ndoqi Zotin dhe besoi në Të kur u hodh tek luanët. Imagjinoni të jeni ballë për ballë me një nga kafshët më të egra. Por Danieli besoi te Zoti me gjithë mendjen, shpirtin dhe trupin e tij, prandaj Perëndia e mbrojti ata. Melangel e ndoqi Perëndinë duke e lënë Atë ta drejtonte në pyll dhe të hapte një manastir. Ajo luftoi kundër asaj që të tjerët donin nga ajo, gjë që është e mirë, sepse ajo u afrua me Perëndinë në rrugën që zgjodhi.

 

Dua t’ju inkurajoj si familje që të mbani mend këto dy vargje biblike. Shkruajini, i vendosni në këndin e lutjes, dhe i thoni cdo ditë me fëmijët tuaj. Në këtë mënyrë kur ata të përballen me cdo lloj vështirësie apo suksesi, fëmijët tanë do të kthehen te Perëndia.


Psalmi 46:10

Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë.”

Psalmi 66:19

“Por Perëndia më dëgjoi dhe i kushtoi kujdes zërit të lutjes sime.”

 

Do të dëgjohemi sërish gjatë udhëtimit tonë në Kreshmën e Madhe. Le të kthjellohemi në jetën tonë dhe në familjet tona, që të lejojmë Zotin të shkëlqejë në të. Le ti mësojmë fëmijëve tanë si të imitojnë super shenjtorët e Kishës sonë të bukur Orthodhokse!

Comments


bottom of page