Të Mërkurën e Madhe e të Shenjtë kujtojmë tradhëtinë e Judës ndaj Jisuit. Pjesa e Ungjillit të Mateut, për fëmijët tuaj, është si vijon:
Pastaj Juda Iskarioti, njëri nga të dymbëdhjetët dhe miku i Krishtit, shkoi tek kryeprifti (Kryepriftërinjtë ishin drejtuesit e tempullit të asaj kohe) dhe i tha: “Çfarë do më jepni si shpërblim nëse ju dorëzoj Jisu Krishtin, të cilin e di që ju nuk e doni? Kryeprifti i dha Judës 30 monedha argjendi. Që nga ky moment, Juda pranoi të tradhëtonte Krishtin:
Diskutim
Ç’do të thotë fjala tradhëti? (Shembull: Pabesì, t’u japësh informacion personave të gabuar, të shtiesh dikë në situatë të rrezikshme).
Kush e tradhëtoi Judën?
Çfarë ishte shpërblimi i Judës për tradhëtinë ndaj Krishtit?
Sa mendoni se quhet një sasi e madhe parash? (Mund ta shpjegoni ne vlerën e parave të marra në një vit nëse do të kishit një punë fikse).
Si u ndjetë kur dëgjuat se Juda tradhëtoi Krishtin?
Pse mendoni se Juda tradhëtoi Krishtin?
A ka gjëra që ne bëjmë gjatë jetës sonë, të cilat janë si tradhëti ndaj Krishtit?
Receta: Prosfora Bukë Meshe
Punëdore: Mbulesa e shportës së Pashkës
Të gjithë po e presim Pashkën me padurim. Në shtëpinë tonë ne kemi një traditë, ku marrim një shportë dhe e mbushim me lloje të ndryshme çokollatash, vezë të kuqe dhe dhurata të tjera të vogla. Kjo punëdore do t’ju ndihmojë ta zbukuroni edhe ju shportën tuaj.
Nevojiten: peshqir i bardhë i thjeshtë, laps, markera (bojëra)
Udhëzime:
1. Në peshqirin e bardhë, vizatoni lehtë formën e pjesës së sipërme të shportës.
2. Ngjyroseni atë me markerat
3. Vendoseni diku që të thahet. Më pas, vendoseni mbi shportë, pasi ta keni mbushur atë me dhuratat apo ëmbëlsirat.
Të Mërkurën e Madhe e të Shenjtë, le të gjejmë një kohë për veten që të heshtim e të dëgjojmë Perëndinë të na flasë. Le të largohemi nga të gjitha përkujdesjet e botës dhe të fokusohemi tek Krishti.
Comments