Të Hënën e Madhe e të Shenjtë ne festojmë mëngjesoren e të Martës.Kjo është hera e dytë gjatë Javës së Madhe që Mëngjesorja kryhet gjatë mbrëmjes, ndryshe nga Mëngjesoret normale të mëngjesit. Të Hënën e Madhe do të dëgjojmë një ungjill të gjatë, por të bukur nga Mateu. Më poshtë është një pjesë që do ta dëgjoni, të cilën mund ta ndani me fëmijët tuaj:
Dhe Jisui i tha: "Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde". Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten". (Mateu 22: 37-39).
Diskutim
Përse duhet të duam Zotin të parin?
Si mund ta shprehim dashurinë tonë ndaj Perëndisë?
Si mund të mësojmë njerëzit e tjerë për t’i treguar dashurinë Zotit?
Kush është i afërmi ynë?
Si mund t’ja shprehim dashurinë tonë të afërmit?
Si mund t’i mësojmë të tjerët t’i duan të afërmit?
Punëdore: Varëse ku shkruhet “Perëndia është dashuri”
Pasi të diskutoni pak për leximin e Ungjillit të kësaj dite, thojini fëmijëve të japin disa ide se çfarë mund të bëjmë konkretisht, që t’u tregojmë familjes dhe miqve se i duam, dhe më pas shënojini diku idetë e tyre.
Nevojiten: 2 fleta me ngjyra, fije spangoje ose shirit, ngjitës, bojëra dhe gërshërë.
Tek fletët vizatoni rrathë që të kenë pak a shumë diametrin e rrathëve që formohen në pjesën e poshtme të kanoçeve të pijeve freskuese. Në secilin prej rrathëve shkruani nga një ide të dhanë fëmijët.
Disa nga ato që tha Moisiu ishin: durim, lutje, mirësi, të ndash gjërat e tua me ta, t’i dëgjosh.
Këtu nuk ka përgjigje të sakta apo të gabuara, por do të ishte mirë t’i nxitni fëmijët që të mendojnë mirë dhe me sinqeritet, dhe të japin arsye për idetë që do të thonë.
Pritini rrathët dhe u shponi nga një vrimë të vogël në pjesën e sipërme. Tek kjo vrimë kaloni fijen e spangos ose shiritin. Nëse doni të qëndrojnë pa lëvizur, ngjiteni shiritin në pjesën e prapme dhe të përparme të rrathëve. Nëse nuk e keni problem nëse nuk qëndrojnë në një anë, mos i ngjitni.
Receta
Sot, përpiquni dhe angazhoni fëmijët tuaj dhe flisni me ta se si ata mund të tregojnë dashurinë e tyre për miqtë dhe familjen e tyre. Gjithashtu, si mund t'i tregojnë Perëndisë se e duan Atë. Nxitini ata të luten, të flasin, të Perëndisë. Kjo është një mënyrë esenciale që ne t'i tregojmë Perëndisë se e duam Atë.
Comentarios