top of page

Fuqia e Vetëmohimit


Si mundemi ne si nëna dhe si të krishtera orthodhokse të balancojmë jetet tona në mënyrë pozitive që të vetëmohohemi, të kujdesemi për të tjerët, por pa neglizhuar totalisht veten tonë?


Pra, cfarë është vetëmohimi?

Sipas fjalorit vetëmohimi është të kujdesurit më tepër për nevojat dhe dëshirat e të tjerëve sesa për ato të vetes tënde.


Dua te jem e sinqerte. Duke u rritur ne shtepine time nuk kisha nje shembull te vertete te vetemohimit. Perkundrazi, kisha shume shembuj egoizmi. Por, Lavdi Zotit, kisha shume shembuj vetemohimi jashte shtepise sime. Kisha dy shoqe/shoke, dhe ndihesha sikur isha pjese e familjeve te tyre. Te dyja familjet e shoqeve me merrnin dhe une ndjeja dikur ishin vete familjet e mia. Te dy prinderit benin vepra vetemohimi. Cfare do te thote kjo? Shume here ata me jepnin pa kerkuar dicka ne kembim. Ata me jepnin pa kerkuar per perfitim personal. E dija qe ne cdo moment te dites mund te mbeshtetesha tek ata per pergjigje, me jepnin keshilla, dhe ishin veshe te mire degjimi.


Ndersa u rrita mendoja se dija si te isha nje e krishtere orthodhokse vertete vetemohuese. Por me kalimin e kohes, kuptoj qe kam akoma shume per te mesuar rreth artit te vetemohimit dhe te vendosurit te te tjereve perpara.


Tipi i personalitetit qe une kam, eshte tipi A. Ne mendjen time, cdo gje duhet te jete perfekte dhe e rregullt, ose ne te kundert une kam deshtuar. Duhet te permbush cdo detyre me me te miren time, ose me shume. Gjithashtu une mbi analizioj shume situata. Gjithmone mendoj me shume sec duhet per cfare eshte duke menduar dikush tjeter. Kjo e kombinuar me perpjekjen per te qene vetemohuese ndonjehere nuk perfundon mire.


Për shembull, kur unë u bëra bashkëshorte, dhe më vonë nje nënë, gjithmonë mendoja se duhej te vendosja familjen time perpara vetes. Ndersa kjo mund te jete e vertete ndonjehere, une kam mesuar se do te kete pasoja nese nuk kujdesem edhe per veten time. Shembulli me i fundit eshte kur une vendosa cdo gje dhe cdo njeri para vetes time, dhe nuk e degjova trupin tim. U sëmura dhe po perkeqesohesha, por nuk ndaloja kujdesin dhe punen per familjen time ose te tjeret per tu kujdesur per veten.


Tashmë e gjej veten edhe me te lodhur, dhe duke u sëmurur. Per shkak se nuk po ushqehesha sic duhet dhe nuk po flija mjaftueshem u bera nje person qe irritohet shpejt. Ne vend te komunikimit te mire me burrin dhe djalin tim, une i ktheja pergjigje te nxituara per arsyet me koti. Kur ishte hapur qesja e bukës dhe duhej mbyllur qe te mos forcohej buka, ne vend qe ti kerkoja sjellshem burrit te mbyllte qesen, une behesha e rrepte dhe thosha: do lendohesh nese do e mbyllje qesen? Tani shiko, buka eshte forcuar dhe e kemi shkuar dem. Gjitmone e ben kete… Ose kur djali theu çadren e re te cilen sapo e kishte blerë. Ne vend qe ti thoja se nuk duhet te hape çadren brenda ne shtepi per te luajtur, sepse po te mos ishte i kujdesshem kjo do te ishte pasoja, u nxeha shume me te dhe i thashe: Pune e bukur, tani nuk çader. E sheh cfare ndodh, ti nuk degjon…


 

Ndonjehere deshira per te ecur perpara me vetemohim merr nje kthese per me te keqen dhe une perfundoj nje person jo i kendshem, ose jo si Krishti. Si te krishtere, ne te gjithe mekatojme dhe bejme gjera te gabuara. Une jam mirenjohese qe e kuptoj, ne te shumten e kohes, kur e bej dicka te gabuar ose kur ofendoj dike. (ndonjehere me pak ndihme nga bashkeshorti im).



Te qenit nje nene dhe nje grua eshte nje pune shume e madhe.


Njehere degjova nje histori per nje djale te vogel te cilin e pyeti mesuesi i tij. Pyetja ishte: Mamaja te ka bere nje torte. Jane 5 persona ne famijlen tende. Ne sa pjese e pret nena jote torten? Dhe djali u pergjigj: ne kater pjese. Mesuesi u pergjigj: djale, mendoj se nuk e di pergjigjen e sakte. Por djali tha: ti nuk e njeh nenen time. Ajo do te thoshte se nuk e do pjesen e saj, ne menyre qe ne te hanim me shume.


Kjo eshte fryma qe une dua te kem ne familjen time. Vetemohimi dhe dashuria sakrifikuese jane cilesi te cilat nenat duhet ti kene te gdhendura.

Te zgjohemi me heret ndonjehere, per te pergatitur per diten e re, dhe gjithashtu te rrime zgjuar vone ndonjehere, per tu siguruar qe shtepia eshte e paster dhe gati per diten tjeter. Te ndenjurit zgjuar gjate gjithe nates kur femijet jane semure per tu siguruar qe temperatura e tyre te mos te rritet shume. Te japim vazhdimisht nga vetja pa menduar per nevojat tona.

Shen Pavli shihte ndikimin e nenes tek dishepuli i tij Timothe, kur shkruan, “Timothe, me vjen ndermend besimi yt i sinqerte, i cili ne fillim jetonte tek gjyshja jote Lois dhe te nena jote Eunice, dhe jam i bindur, tani jeton edhe te ty”. Ja, nje nga apostujt e hershem ndoqi hapat e gjyshes dhe nenes se tij ne rrugetimin drejt Mbreterise se Perendise.


Ku mendoj per vetemohimin dhe dashurine sakrifikuese, shpesh me vijne ndermend shenjtoret e shekullit te dyte, Sofia dhe tre vajzat e saj: Shpresa, Besa, dhe Dashuria. Shën Sofia pa vajzat e saj të torturohen dhe te vrien per shkak se ishin te krishtera, ne kohen e persekutimeve te perdandorit Hadrian.




Por eshte edhe nje tjeter Shen Sofia, e cila eshte me pak e njohur, dhe festohet ne 2 qershor.


Sofia kishte gjithcka qe nje grua e re mund te kerkoje: pasuri te mjaftueshme per te jetuar rehat, nje burre te dashur, dhe gjashte femije te bukur. Sofia e kishte bere te qarte qe femijet e saj do te rriteshin ne besimin e Krishtere. Por me te papriturat e liga te katastrofave boterore, jeta e lumtur e Sofisë përfundoi gjate nje epidemie mortaje. Pa mundur te beje asgje, ajo pa se si burri dhe gjashte femijet e saj u goditen nga semundja dhe vdiqen. Pas nje periudhe vajtimi, Sofia kuptoi qe nuk mund ta strehonte me teper vuajtjen, as nuk mund ta kalonte jeten duke bere pyetjen e kote, nese Zoti po e ndeshkonte per ndonje gje te keqe qe kishte bere? Ajo e dinte se, duke qene se u kursye nga epidemia, Zoti tani do te deshirone qe ajo te jetonte duke kujtuar jeten e saj te shtrenjte ne sherbim te Tij. Sofia u keshillua me priftin ne famullinë e saj, i cili e ndihmoi te shperndante shume prej pasuris se saj te nevojtaret, dhe me pas ajo hapi dyert e shtepise se saj te bollshme si nje vend per refugjatet dhe per shume femije te cilet kishin ngelur jetimë nga mortaja. Thuhet se ka adoptuar me shume se njeqind femije, te cilet i deshi, u kujdes per ta, dhe i mesoi gjithesecilin prej tyre si ti kishte femijet e saj biologjikë. Sofia u njoh me pas si “Nena e jetimëve.” Thuhet nje histori per mikpritjen e Shen Sofise e cila te kujton historine nga Dhiata e Vjeter te Ilias dhe shishes vetëmbushëse të vajit që i ishte dhënë të vesë së Zarefatit (1 mbretërve 17:18). Kurdo qe dikush vinte ne shtepine e Sofise per te kerkuar ndihme per femijet e tyre, ajo gjithnje i ofronte nje gote vere. Çuditerisht, shtama greke ne te cilen mbante veren nuk shteronte kurrë, pavarësisht se sa shumë gota vere kishte shërbyer. Pas shumë vitesh, Sofia iatha këtë priftit të famullisë i cili e siguroi atë se ajo ishte dëshmitare e një mrekullie. I njëjti prift e nxitoi atë të bënte betmet si murgeshë, dhe ajo vijoi shërbimin e saj, dhe e përfundoi jetën si murgeshë. Psalmisti thotë, qarja mund të zgjasë për një natë, por gëzimi vjen në mëngjes. (Ps. 30:5). Shën Sofia na tregon se si kjo aplikohet në jetët e atyre të cilët kanë përjetuar një vajtim të madh, por të cilët, nëpërmjet kujdesit të të tjerëve, kanë marrë gëzimin e të shërbyerit besërisht ndaj Krishtit. Le të ndjekim shembullin e saj dhe le ti lutemi që të ndërmjetojë për ne në Mbretërinë e Qiellit.

Si mund të bëhemi si Shën Sofia Nëna e Jetimëve?

Ashtu si shtama e saj mrekulluese që nuk shteroi kurrë nga vera për njerëzit, le të jetë dashuria dhe mirësia jonë të mos shterojë kurrë kur jemi me familjet tona. Edhe kur neve vete kemi perjetuar kohe vajtimi te madh, le te leme menjane kujdesn per jeten, dhe ti sherbejme beserisht Krishtit, dhe te bashkepunojme me te gjithe me dashuri, mirësi, dhe gëzim.


 

Ka disa shembuj te cilet mund ti aplikojme ne jetet tona. Ato nuk do te na bejne te ndihemi te rraskapitur ose te ndjehemi sikur po neglizhojme veten tone, por jane menyra te vogla te te treguarit te dashurise dhe mungeses se fokusit ndaj vetes tone. Mund ti perdorim keto shembuj ne jetet tona per te jetuar nje jete te fokusuar ne Krishtin, e cila eshte vetemohuese, dhe me dashuri.


Praktikoni mirësinë me dashuri. Në psalmin 143:8 (Versioni NKJ), lexojmë:

Bëmë të dëgjoj mirësinë tëndë të dashurisë në mëngjes,

sepse besoj tek TI

Bëmë të shoh udhën ku duhet të eci,

Sepse tek ti e ngre shpirtin tim.

Zoti na e tregon mirësinë e tij të dashurisë, domethene dashurinë e Tij dhe mëshirën e Tij, në cdo minutë të ditës.


1. Si mund ta tregojmë mirësinë e dashurisë ndaj familjeve tona? Burri im dhe unë kemi lexuar një libër i cili quhet “5 gjuhët e dashurisë”. Në libër, autori flet për mënyën se si njerëzit shprehin dashurinë në mënyra të ndryshme. Disa njerëz e shprehin dashurinë duke marrë dhurata, disa me fjalë të ngrohta, disa të tjerë nëpërmjet shërbimit, disa nëpërmjet prekjes fizike, e të tjerë nëpërmjet kohës cilësore. Mendoni për mënyrën se si ju e shprehni dashurinë




Për mua personalisht, unë preferoj kohën cilësore, të lexojmë libra së bashku, të ecim, e të qetësohemi të gjithë si një familje; dhe fjalët e ngrohta, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë time nëpërmjet fjalëve dhe bisedave. Përpiquni të zgjidhni dy ose tre herë në ditë për të praktikuar mirësinë e dashurisë në familjen tuaj. Mund të zgjidhni një pjesëtar të familjes për mëngjes, dhe një tjetër për darkë. Bëni dicka, thoni dicka, jepni një përqafim, bëni ndonjë vakt të mirë, ose thjesht uluni bashkë pa shpërqëndrime të tjera.



Të praktikuarit të mirësisë së dashurisë është një mënyrë që ju të jeni vetëmohues. Vetëm disa natë më parë, unë dhe Mojsiu po ecnim për në market. Pamë dy njerëz që po përqafoheshin në trotuar. Pa u menduar fare Mojsiu tha: “Mami, ata dy njerëzit e duan njëri tjetrin. Ata po bëjnë përqafim familiar. Ajo bëhet kur e do dikë. Sic unë ju dua ty dhe babin!”

Fëmijët tuaj do të rrënjosin mendësinë e mirësisë së dashurisë.

Kjo e pason ne menyre perfekte hapin tjeter.

2. Beni vepra te rastesishme mire sjelljeje. Kjo eshte nje nga menyrat e mia te preferuara per ti treguar familjes time se une kujdesem per ta.

Nese përgatisni nje dreke per femijet apo bashkeshortin tuaj, merrni nje cope leter dhe shkruani vargje biblike ose fjali te shkurtra: pac nje dite te mbare! Te dua! Mezi po pres te flas per diten tende pak me vone! Nuk ka nevoje te jete e gjashte, por eshte nje suprize e kendshme ti bejme me dije familjes se ti po mendon per ata gjate dites.

Nje tjeter veprim i rastesishem miresjelljeje qe une pelqej eshte te bejme embelsira per familiaret dhe miqte. Kur ishim ne shkolle ne Boston mesova nje tradite te bukur nga fqinjet tane. Nje dite i dhashe nje pjate me biskota te cilat i kisha pjekur naten e dites se kaluar. Pas disa ditesh, Laura, guraja, trokiti ne deren tone. Ajo do te me kthente pjaten. Por nuk ishte bosh. Ajo shpjegoi qe e kishte tradite ne familje qe kurre nuk kthehet pjata ose ena bosh. Gjithmone vendos dicka ne te qe personi tjeter ta shijoje. Kete gje perpiqem ta bej sot. Gjithashtu kam kuptuar se te gatuarit eshte nje menyre me kursimtare sesa ti blesh dhurata njerezve. Gjithashtu te merr me shume kohe, dhe kerkon mendim, e kush nuk e pelqen nje biskotë të pjekur e të ngrohtë?

Të bërit të veprimeve të rastësishme të mirësjelljes është një mënyrë që jutë jeni vetëmohues. Të mos menduarit gjithmonë se cfarë vepre mirësjelljeje do të marr mbrapsht është një pikë kryesore e të qënit vetëmohues. Gëzimi ndihet në emocionet e personit tjetër, sidomos familjaret, kur ata marrin vepren e miresjelljes.


3. Trajtojini të tjerët ashtu sic ju doni të trajtoheni.

Kujtoj qe kur isha më e re kisha një mësuese e cila na bërtiste gjithmonë. Po të bënim dicka të keqe, ajo bërtiste. Edhe po të bënim dicka të mirë, ajo përsëri bërtiste sepse ne duhet të kishim bërë më mirë. Nuk dukej asnjëherë si një person i lumtur. Një ditë, një nxënës në klasën time i bërtiti mbrapsht. Ndërkohë që ai e bëri këtë ne të gjithë ndenjëm ulur me gojë hapur. Pse po i fliste mësueses në atë mënyrë? A nuk e di ai që nuk duhet ti flasim mësuesve me zë të ngritur ose me fjalë të liga? Ajo menjëherë i gërthiti. Dhe ai tha se, për shkak se ajo na bërtiste gjithmonë dhe na trajtonte me fjalë të liga, me siguri donte të trajtohej edhe vetë në atë mënyrë.

Që nga ajo kohë, kujtoj, se nëse përdor një zë të lartë, fjalë të liga, ose nëse injoroj dikë, atëherë në atë mënyrë po i kërkoj që edhe ata të më trajtojnë. Dhe nëse i trajtoj me një zë të këndshëm, me fjalë të këndshme, ose ti shfaq dashuri, atëherë në këtë mënyrë po i kërkoj që edhe ata të më trajtojnë. Personalisht, ndihem shumë më mirë dhe më e lumtur kur trajtohem me dashuri dhe gëzim.

E kemi ruajtur këtë rregull me djalin tonë, Mojsiun. Ndonjëherë ai na zë kur jemi të irrituar me njëri tjetrin dhe fillojmë të përdorim zëra jo të këndshëm, ose dhe fjalë jo të kënshme. Ai thërret “Mami, Babi, ju duhet të përdorni një zë të këndshëm dhe me dashuri!”

Të trajtosh të tjerët ashtu sic dëshiron të trajtohesh është një mënyrë e të qënit vetëmohues. Nuk tregohemi të sjellshëm me dikë vetëm që edhe ata të tregohen të sjellshëm me ty. Por e bëjmë sepse këtë na thërret Krishti që të bëjmë. I trajtojmë njerëzit ashtu sic ne dëshirojmë të trajtohemi për shkak se i shërben atyre, jo neve.


4. Praktikoni durimin.

Një frazë që e kam dëgjuar më shumë se një milion herë kur isha më e vogël ka qenë “Alexandria, nxito!” Nëna ime gjithmonë mendonte se nëse arrinim në kohë për dicka, ishim me vonesë. Kështu që gjithmonë arrinim më shpejt për cdo gjë. Tani që jam thuajse 30 vjece, ndihem në ankth kur kam në axhendë që duhet të ndjek, dhe djali im i ëmbël, që është vetëm 3 vjec e gjysëm, pëlqen të ketë kohën e tij për tu bërë gati. Pantallonat nuk i ka asnjëherë mirë; do të shkojë në tualet; C’u bë këpuca tjetër?’; Do një tjetër gotë uji; ku shkoi makina e tij e preferuar?; do të shkojë përsëri në tualet; ai nuk dëshiron të shkojë atje ku ne duhet të shkojmë. Lista është e pafund. Por dicka qe po ndaloj së bëri, ose që kam ndaluar totalisht, është ti kërkoj të nxitojë sepse unë duhet të shkoj diku. 3 vjec e gjysëm dhe ai ka një milion gjëra në mendjen e tij. I duhen orë të tëra për të vendosur se cilat pantallona të veshë. Ndonjëherë harron se ku i ka hequr këpucët. Në vënd të kësaj, unë përpiqem të bëhem pak me shumë “shqiptare”. I marrë gjërat avash avash dhe jam më e duruar me të. Ndonjëherë kjo do të thotë se gjëja e parë që bëj në mëngjes është të përgatis djalin për ditën përpara. Shumicën e ditëve Mojsiu ngrihet dhe thotë “cila është axhenda sot, mami? Duke i thënë planin tonë për ditën e ndihmon atë të kuptoj se si do të shkojë dita. Gjithashtu më ndihmon mua të jem më e përgatitur për ditën, e sidomos më e duruar, sepse shumicën e kohës ai do të këtë axhendën e tij, dhe nuk përputhet kurrë me atë që ne duhet të bëjmë!

Të praktikuarit të durimit është një mënyrë e të qënit vetëmohues. Është mënyrë për të praktikuar vetëkontrollin.


5.Dëgjoni për të dëgjar kur të tjerët flasin.

Sa herë nëpër biseda i dëgjojmë të tjerët vetëm për t’ju dhënë atyrë një përgjigje për atë që kanë për të thënë? Personalisht, mendja ime fluturon dhe nuk qëndron kurrë në të njëjtën temë. Dicka që kam filluar të praktikoj më shumë, është të fokusohem më pak në veten time, dhe të përpiqem të dëgjoj për të dëgjuar, jo të dëgjoj për tu përgjigjur. Në vënd të të dëgjuarit të shokut të ngushtë të ankohet për ditën e tyre, dhe pastaj të fillosh të ankohesh gjatë gjithë kohës për jetën tëne, thjesht thuaj: më vjen keq që po kalon dicka të tillë. Ka ndonjë mënyrë se si mund të të ndihmoj? Kur praktikoni artin e të dëgjuarit për të dëgjuar, në vend të të dëgjuarit për tu përgjigjur, ju do të cuditeni se sa e fokusuar do të jetë mendja juaj. E vërej këtë gjë vecanërisht me djalin tim dhe te studentët të cilëve u jap mësim. Në të shumtën e rasteve një fëmijë thjesht ka nevojë që të dëgjohet. Nuk kanë nevojë për leksion ose t’ju thuhet se cfarë duhet apo nuk duhet të bëjnë. Ka një kohë dhe një vend për atë gjë, por është mirë që ata të dinë se ne mund ti dëgjojmë e ti kuptojmë. Kjo ka edhe shumë lidhje me lutjet që bëjmë. Sa shpesh kur lutemi ulemi në qetësi, duke dëgjuar Zotin? Sa shpesh kur lutemi i themi të gjitha që janë për t’u thënë? Nuk ëshë edhe aq e lehtë për ta bërë këtë, po është dicka që unë po përpiqem ta bëj gjithnjë e më shumë. Kur zgjohem në mëngjes, përpiqem të rri shtrirë për 5 minuta në heshtje. Praktikoj frymëmarrjen dhe frymënxjerrjen në mënyrë të balancuar dhe bëj kryqin. Pastaj përpiqem të fokusohem te Krishti dhe jo në ditën që kam përpara. Kjo më ka ndihmuar shumë t’a vë përpara ditën. Nuk tentoj të shpërqëndrohem me telefonin ose gjërat e tjera që kam për të bërë përgjatë ditës. Kjo gjë më ka bërë të përjetoj mëngjese më relaksuese duke u fokusuar te Krishti, e jo tek vetja ime.

Të dëgjuarit të të tjerëve kur ata flasin është një mënyrë e të qënit vetëmohues. Duke menduar për ta dhe për mëyrën sesi ata ndihen është shumë e rëndësishme. Është në rregull edhe nëse nuk i fusim ndjenjat dhe mendimet tona në bisedë. Ngrohtësia dhe komunikimi me njerëzit, sidomos me familjen është themelore për të qenë vetëmohues.



Dua ta mbyll duke ndarë një histori me ju.

Së fundmi ne kemi qen në Shën Vlash për Konferencën e Grave të Klerit. Priftëresha Urania, kur ishte në Amerikë, bleu një top të madh plazhi. E mori me vete që t’ja jepte Mojsiut. Kur ishim në Shën Vlash, Mojsiu u kënaq shumë duke luajtur me topin. E kaloi gjithë pasditen duke luajtur me topin që ishte dhjetë herë më i madh se ai. Të gjithëve që i vinin afër, ai u thoshte se sa i madh ishte topi me të cilin ai luante. Para se të shkonte për të dremitur, po fliste me Dhjak Stefanin. Kaluan nga Shtëpia Shpresa, ku jetojnë fëmijë që vijnë nga familje problemetike, si dhe fëmijë të cilët nuk i kanë prindërit. Dhjak Stefani i foli Mojsiut për fëmijët dhe situatën e tyre të trishtë. Mojsiu, duke kuptuar se sa e vështirë mund të ishte të mos e kishe mamin ose babin, ose familjet, vendosi t’ua jepte atyre topin e madh të plazhit. Mendonte se topi mund tu jepte atyre pak gëzim në jetët e tyre. Më pas u mërzit sepse nuk e kishte më topin që të luante, por u gëzua sepse ai mundi ta ndante gëzim e tij me ta.

Le të kujtojmë që, ne duhet të instruktojmë fëmijet tanë që nga dita që ata lindin në Jetën e Krishterë Orthodhokse ME SHEMBULLIN TONË, në cdo mendim, fjalë, dhe vepër.





Commentaires


bottom of page