Në çdo gjë që kemi bërë gjatë Kreshmës së Krishtlindjes, dhe çdo gjë që do të bëjmë pas Krishtlindjes deri në ditën e Ujit të Bekuar, dhe që shpresojmë të bëjmë çdo ditë të jetës tonë, është të FOKUSOHEMI TE KRISHTI! Kjo është fuqia e kësaj periudhe të vitit. Na është dhënë jeta e përjetshme sepse Krishti u lind nga Virgjëresha Mari.
Në episodin e kaluar të Misionarë në Shtëpi, folëm për Fuqinë e Dashurisë. Joani 3:16 na thotë:
“Se Zoti aq e deshi botën, sa dha Birin e Tij të Vetëmlindur që kushdo që beson në Të të mos humbasë, por të ketë Jetë të Përjetshme. ”
Kjo dhuratë që na dha Perëndia vjen për pak ditë, në ditën që e quajmë Lindja e Krishtit.
Kur isha më e re, edhe pse kisha hyrë në jetën e Kishës, nuk kisha përjetuar kurrë një Liturgji Krishtlindjeje në mëngjes. Në Amerikë, shumica e Kishave Orthodhokse kanë një liturgji në darkë në prag të Krishtlindjes. Është një traditë e vogël, që e ndjekin shumica e Kishave, meqenëse ditën e Krishtlindjes shumë njerëz udhëtojnë për të shkuar pranë të afërmve të tyre.
Kjo më kthen pas në kohë në Liturgjinë e parë të Krishtlindjes, në mëngjes, këtu në Shqipëri në vitin 2013 . Pasi kam kaluar 5 vjet duke kremtuar Liturgjinë e Krishtlindjes në mëgjes, jam e bindur se është mënyra më e mirë për të filluar ditën e Lindjes së Krishtit.
Në këtë episod të fundit të vitit, në Misionarë në Shtëpi, do të doja të ndaja me ju sesi e feston familja jonë Lindjen e Krishtit.
Tani, siç e përmenda më sipër, gjëja e parë që bëjmë për të festuar Lindjen e Krishtit, është të shkojmë në Liturgji. Për çdo Liturgji përpiqemi të arrijmë gjatë shërbesës së Mëngjesores, por për Krishtlindje përpiqem gjithmonë të arrij kur fillon Mëngjesorja. Nuk është aq e lehtë, për të qenë e sinqertë. Por, të dëgjosh Mëngjesoren e plotë, dhe veçanërisht të gjitha himnet, e bëjnë këtë ditë shumë të veçantë.
Së fundmi, kam vënë re se të bëhemi gati për të arritur në Kishë për Mëngjesore, po bëhet gjithmonë më e vështirë për mua dhe tim bir. Është një vështirësi me të cilën duhet të përballemi. Por ditën e Krishtlindjes, përpiqem shumë që të jemi të përgatitur mirë, më shumë se zakonisht, për të arritur në Kishë kur fillon shërbesa e Mëngjesores.
Përpiqem t’i planifikoj gjërat: çfarë më duhet të bëj që të mbeten sa më pak gjëra për tu bërë gati mëngjesin e Krishtlindjes? Natën përpara, sigurohem që çantat të jenë bërë gati e të kenë brenda gjithë artikujt e nevojshëm. Disa libra për Lindjen e Krishtit, një ikonë e Krishtlindjes, ujë, diçka për të ngrënë pas Liturgjisë. Gjithashtu, nuk harroj të përgatis Prosfora për t’ia ofruar Kishës.
Qëllimi im është t’i kem gati gjithë këto një natë më përpara, në mënyrë që në mengjes të kemi vetëm një gjë për të bërë: të vishemi dhe të dalim!
Gjithashtu, kam një plan për të bërë gati veshjet për Kishë. Për çdo liturgji, përpiqemi të vishemi bukur. Por sidomos për Krishtlindje, përpiqemi të vishemi pak më këndshëm. Shpresoj që Moisiu, i cili pëlqen të veshë tuta dhe bluzë, atë ditë të vishet më bukur, me një këmishë dhe kollare.
Një gjë tjetër që mundohem të sjell në Kishë është një qese me disa ushqime (biskota, ëmbëlsira) dhe pas Liturgjisë sigurohemi që t’ua shpërndajmë njerëzve të varfër jashtë Kishës.
Ndërkohë që jemi në temën e të dhuruarit për ata që nuk kanë mjaftueshëm, kam një sfidë për ju. Dua t’ju inkurajoj që në katër ditët në vazhdim të shikoni nëpër shtëpitë tuaja. Dua të shikoni nëse keni diçka që nuk ju duhet më. Mblidhini ato gjëra dhe shikoni nëse Kisha Orthodhokse në qytetin tuaj ka një zyrë apo vend për t’i dhuruar ato. Personalisht, e kam bërë si qëllim për familjen tonë për të hequr mënjanë një gjë çdo ditë gjatë Kreshmës së Krishtlindjes, dhe t’i vendosim në një qese për t’i dhuruar.
Për sa i përket dhurimit, duhet të kujtojmë se nuk ka të bëjë me sasinë që dhurojmë, por mendimi që kemi për t’i ofruar atyre që janë më të pafat. Disa gjëra që kemi dhuruar gjatë kësaj kreshme janë: rroba të miat, të djalit dhe të bashkëshortit tim, ushqime, këpucë, artikuj kuzhine dhe ikona. Kam dëgjuar për një traditë tjetër; kur mendoni për njerëzit të cilëve doni t’i dhuroni diçka, shtoni Krishtin; kjo mund të bëhet duke i dhënë Kishës, Mensës etj.
Në çdo gjë që kemi bërë gjatë Kreshmës së Krishtlindjes, dhe çdo gjë që do të bëjmë pas Krishtlindjes deri në ditën e Ujit të Bekuar, dhe që shpresojmë të bëjmë çdo ditë të jetës tonë, është të FOKUSOHEMI TE KRISHTI! Kjo është fuqia e kësaj periudhe të vitit. Na është dhënë jeta e përjetshme sepse Krishti u lind nga Virgjëresha Mari.
Tani do të doja të ndaja me ju si përgatitemi për lindjen e Krishtit. Një symbol i rëndësishëm i lindjes së Krishtit është pema e Krishtlindjes. Më kujtohet kur Priftëresha Faith Veronis më mësoi se pema e Krishtlindjes është një traditë e Krishterë. Në vitin 512 Perandori Athanasios I ndërtoi një Kishë në manastirin e Shën Gabrielit në Siri. Në gjethet e pemëve ishin vendosur drita, domethënë qirinj, që të ndizeshin. Çdo pemë kishte 180 lambadhe dhe 50 zinxhirë të argjendtë nga fundi në krye. Në pemë kishte gjithashtu objekte floriri, argjendi dhe bakri, vezë të kuqe, kafshë, kryqe, kurora, zile dhe disqe.
Thuhet gjithashtu, për të kuptuar dhe fëmijët e vegjël, se pema e Krishtlindjes drejtohet drejt Parajsës. Drejtohet për tek vendi nga ku vjen Krishti. Është traditë që të vendoset një yll në majë të pemës, që përfaqëson Krishtin si dritën e botës dhe që na kujton yllin që drejtoi magët për te Krishti.
Për 7 vite, nga 8 që kemi të martuar unë dhe bashkëshorti im, nuk kemi blerë një pemë Krishtlindjeje. Kur u martuam, unë kisha një pemë të vogël 12 inç që nga fëmijëria që e mora me vete tek apartamenti ku jetonim së bashku. Kur erdhëm në Shqipëri, kishim lule që dukeshin si pemë, por më në fund kursyem para mjaftueshëm për të blerë një pemë artificiale vitin e kaluar. Lavdi Zotit kam një burrë që është shumë i ndërgjegjshëm për paratë dhe i mirë për të bërë një buxhet.
Vitin e kaluar patëm mundësi të blinim një pemë Krishtlindjeje, por nuk patëm mundësi të merrnim drita apo zbukurime. Vendosëm që të mos i merrnim të gjitha njëkohësisht! Ky ishte një vendim vërtet i vështirë për tu marrë. Sepse kur merr një pemë Krishtlindjeje, do që të duket e bukur me drita, zbukurime dhe një yll në krye. Por, ne pamë financat tona dhe kuptuam se nëse do t’i blinim të gjitha në të njëjtën kohë, nuk do të kishim para mjaftueshëm për gjëra të tjera, si ushqim e të tjerë
Kështu, çdo vit ne do t’i shtojmë gjëra të vogla pemës sonë të Krishtlindjes. Vitin tjetër, ndoshta do të kursejmë para për një yll të këndshëm për ta vendosur në majë të pemës. Por, për të qenë e sinqertë, Moisiu pëlqen yllin që ka bërë vetë vitin e kaluar!
Ne përpiqemi t’i mësojmë Moisiut se pema e Krishtlindjes nuk është thjesht një zbukurim që shtëpia të duket bukur, ose për të shpenzuar shumë para, por është një simbol për të kujtuar çfarë kremtojmë në këtë periudhë të vitit. Lindja e Krishtit dhe sesi u lind Ai për të na shpëtuar!
Tani do të doja të ndaja me ju një traditë familjare që e kam praktikuar që e vogël. Në ditën e Krishtlindjes, ne përgatisim një tortë ditëlindjeje për Krishtin! Tani që jemi me fëmijë, është shumë argëtuese të gatuajmë me të dhe të zbukurojmë tortën. Moisiu ka vërtetë qejf momentin kur këndohet “Shumë urime!” për Krishtin. Është një mënyrë që të gjithë fëmijët të kuptojnë dhe të bëjnë lidhjen se Krishti erdhi në Tokë si njeri. Nuk është thjesht dikush që e shohim nëpër ikona apo të mendojmë se është diçka magjike. Ai ishte një njeri. Lindur nga një virgjëreshë. Ai është Krishti foshnjë! Ju inkurajoj që ta festoni dhe ju ditëlindjen e Tij në këtë mënyrë. Nëse nuk keni mundësi për të bërë një tortë për Krishtin, shijoni traditën e të kënduarit “Shumë urime” për Të!
Ndërsa jemi tek tema e gatimit, të cilën, nëse më njihni, e dini që e kam me shumë pasion! Përpiqem ta përdor këtë aftësi gjatë periudhës së Krishtlindjes për ta kombinuar me diçka tjetër që më pëlqen; t’i jap miqve dhe familjarëve dhurata të vogla. Dhurimi i diçkaje të vogël për miqtë është një mënyrë sesi unë tregoj dashurinë time. Kjo është një gjë me të cilën është përshtatur dhe im bir. Tani, e kemi të pamundur t’i dhurojmë diçka të gjithë njerëzve që njohim, nuk kemi mjaftueshëm para’ për ta bërë këtë. Por një gjë që bëj prej mëse 10 vitesh, që e bëjnë gjithashtu nëna dhe vjehrra ime, është të përgatis disa biskota dhe t’ja ofroj ato miqve për Krishtlindje.
Më pëlqen ta përfshij Moisiun në këtë proces, ta ndihmoj atë të mësojë, dhe t’i mësoj atij se të dhurosh është një pjesë e rëndësishme e të qenit një njeri i mirë. Jo vetëm që e përfshij atë në procesin e gatimit, por e inkurajoj që të vizatojë nëpër kartolinat që do t’ju japim miqve tanë këtu në Shqipëri.
Në shumë kultura, dhënia e dhuratave është për fat të keq një fokur kryesor për Lindjen e Krishtit. Ndërkohë që të japësh dhurata nuk është diçka e keqe, shoqëria ka një mënyrë për të na bërë të përqendrohemi vetëm në atë aspekt. Të del jashtë kontrollit dhe bëhet e dëmshme. Bëhesh egoist dhe deklaron çfarë të duhet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Nuk kemi pse të heqim dorë nga ky aspekt i dhënies së dhuratave, por dua t’i mësoj tim biri si mund të japim dhurata me një mentalitet të Krishterë dhe duke iu mbajtur një buxheti.
Në familjen tonë, ne kuptojmë se nuk ka rëndësi sa kushton një dhuratë, por mendimi që qëndron pas asaj dhurate. Personalisht, e di se do të preferoja një dhuratë të bërë vetë nga familja ime, në vend të një dhurate të shtrenjtë.
Këtë vit një dhuratë e përgatitur nga unë dhe vjehrra ime ishin disa paketime ( food wraps), të bëra me dyllë. Në vend që të përdoren qese plastike për paketimin e ushqimeve, ne do të përdorim këto paketime që mund të lahen dhe të ripërdoren.
Përveç të gjitha këtyre përgatitjeve, diçka që ndihmon Moisiun të kuptojë Lindjen e Krishtit është një set i Krishtlindjes. Ne kemi një set që është më së shumti për fëmijë. Mund të përdorni gjithashtu një ikonë ose një pikturë që mund të ngjyroset.
Pas disa shpjegimesh në lidhje me njerëzit, kafshët dhe engjëjt që janë pjesë e historisë së Lindjes së Krishtit, tani Moisiu mund ta tregojë vetë historinë. Ai merr Marian dhe Josifin, i çon ata në një udhëtim malor, duke i vendosur mbi tavolinë dhe kolltuk, për të shkuar në qytetin e Betlehemit. Por engjëjt ishin kaq të ndritshëm në qiell dhe i thanë barinjve të shkonin dhe të shikonin Foshnjën që kishte lindur. Kështu ata u nisën bashkë me kafshët e tyre dhe menduan se ai ishte shumë i lezetshëm! Pjesa e preferuar e Moisiut është kur Magët të cilët erdhën nga larg dhe i sollën Krishtit dhurata: ar, temjan dhe miro.
Mos hezitoni të shikoni online për një video të Lindjes së Krishtit. Kjo është diçka që edhe ne e bëjmë ndonjëherë. Në anglisht, është një serial shumë i bukur për fëmijë, që quhet “Bibla për fillestarë" (Beginner’s Bible). Ndonjëherë, ata i thjeshtojnë shumë historitë, por mbi të gjitha, mesazhi është shumë i qartë dhe sigurisht i Krishterë. Ka gjithashtu një video tjetër nga Kisha Orthodhokse në Amerikë, që quhet “Gurët Orthodhoksë” (“Orthodox Pebbles.”). Kjo ju lejon për ta treguar historinë me fjalët tuaja ashtu siç duken ikonat në video. Të dyja këto mund të gjenden në You Tube.
dhe këndojmë këngë Krishtlindjesh. Qoftë këtu në Radio Ngjallja, YouTube, ose CD me këngë të krishtera shqiptare që mund ta blini te dyqani i Kishës Orthodhokse, të kënduarit është një mënyrë argëtuese për të festuar Lindjen e Krishtit. Ndërkohë që është mirë të këndojmë këngë dimri si “Rudolph the red nosed reindeer”, është mirë të këndojmë këngë Krishtlindjesh: Qytet i Vogel Betlehem, Engjejt Duke Fluturuar etj.
Dua t’ju sfidoj për të mësuar dhe kënduar Troparin e Lindjes së Krishtit:
Lindja jote o Krisht Perëndi dhe Zot
I lindi botës Dritën e dijes së hyjëshme.
Se ata që adhuronin çdo yll në qiell,
Si sot prej yllit po mësoheshin.
Ty të adhurojmë, Diellin e Drejtësisë
Dhe të njohim si lindjen që lartazi
O Zot Lavdi më Ty!
Praktikoni këndimin e këtij himni, jo vetëm në kohë lutjeje, por gjithashtu përpara vakteve dhe në çdo kohë të ditës.
Dhe kujtoni se kur përshëndetni dikë nga data 25 Dhjetor deri në 5 Janar, mund të thoni: “Krishti lindit!” Dhe përgjigjia është: “Lavdërojeni Atë!”
Më lini ta përfundoj me këto fjalë të bukura të cilat përmbajnë një himn që e dëgjojmë në Kishë, por përcakton atë që duhet të “ngjiten lart”.
Krishti lind, lavdërojeni Atë. Krishti qiellit vjen, eni priteni. Ja Krishti mbi dhenë, ngrihuni.
Ngrihuni, ju që keni qenë të përulur,
Ngrihuni, ju që keni rënë,
Ngrihuni, ju që jeni përbuzur,
Ngrihuni, ju që jeni të dëshpëruar,
Ngrihuni, ju që jeni shpërfillur,
Ngrihuni, ju që jeni të dobët,
Ngrihuni, ju që jeni vrarë prej djallit,
Ngrihuni, ju që jeni vrarë prej botës,
Merrni fuqinë dhe kurajon për Krishtin që lindi për ne.
Këndojini Zotit, e gjithë toka dhe himnojeni Atë me gëzim të gjithë popujt, sepse Ai u lavdërua!
Ju uroj një Krishtlindje të bekuar! Uroj të keni gjithmonë në mendjet dhe zemrat tuaja realitetin që: Sot e gjithë krijesa gëzon dhe ngazëllohet, sepse Krishti u lind nga një Virgjëreshë!
Krishtlindja dhe Viti i Ri qofshin të mbushura me dashuri, durim, gëzim dhe mbi të gjitha familja juaj qoftë e mbushur me Dritën e Krishtit!
Comentarios