top of page

Falja e Kryqit


Ju lutem klikoni këtu për të lexuar transmetimin rreth Kryqit e Nderuar.



 

Në të Dielën e tretë të Kreshmës kremtojmë Faljen e Kryqit të Nderuar. Ndodhemi tashmë në gjysmën e rrugëtimit drejt Pashkës dhe ndoshta zelli dhe vullneti me të cilën e nisëm kreshmën është venitur sadopak. Kjo është edhe arsyeja pse Etërit e Kishës zgjodhën këtë të diel për të përkujtuar Kryqin e Nderuar.

Atë Alexander Schmemann, në librin e tij të titulluar “Kreshma e Madhe”, na kujton vazhdimisht e gjatë kësaj periudhe thirremi të kryqëzojmë veten tonë dhe të jetojmë në përputhje me leximet e Ungjillit të kësaj të diele. Pjesa e përzgjedhur për Ungjillin e të Dielës së Faljes së kryqit është marrë nga kapitujt 8 dhe 9 të Ungjillit të Markut, të cilët na kujtojmë fjalët e Krishtit: “Kush të dojë të vijë pas meje, le të mohojë veten e tij, edhe le të ngrejë kryqin e tij, edhe le të më vijë pas.”(Marku 8:34).  Schmemann shpjegon më tej se nuk do të na bënte asnjë dobi nëse do të ngrinim kryqin tonë nëse Krishti vetë nuk do ta kishte bërë këtë i pari.  “Kryqi i Tij - jo i yni- ky na solli shpëtimin. Ky ishte që i dha kuptim dhe fuqi të gjithave. (1 pg 76-77).

Në urtësinë e saj, Kisha vendosi këtë të diel për të na kujtuar të jemi mirënjohës për Atë që mbajti kryqet tona, si dhe për tëna inkurajuar që edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë. Shembulli i vuajtjeve të vullnetshme të Krishtit na kujton se sa të vogla janë vuajtjet tona në krahasim me Të. Por na kujtojmëgjithashtu se Ai, më mirë se kushdo, i njeh dhe i kupton dhimbjet dhe vuajtjet. Në leximin e Apostullit të kësaj dite, thuhet: “Sepse s'kemi kryeprift që të mos mund t'i vijë keq për dobësitë tona, po një që u nga në të gjitha si nepor pa mëkatuar. Le t'i afrohemi pra me guxim fronit të hirit, që të marrim përdëllim dhe të gjejmë hir për ndihmë në kohë nevoje.” (Heb. 4:15-16). Me anë të kryqit, Krishti mundi vdekjen. Kjo na mbush me shpresë të ngjalljes dhe na jep siguri dhe inkurajim se sfidat dhe mundimet tona nuk na janëdhënë pa shkak. Përkundrazi, ato na ngrenë drejt Tij.

Qëllimi i përkujtimit të Faljes së Kryqit të Nderuar në mes tëKreshmës së Madhe nuk kufizohet vetëm në inkurajimin tonë, por është pjesë e një tradite më të hershme. “Është kaq e bukur nëse e mendon. Përfytyro parajsën, Kopshtin e Edenit. Në mes të kopshtit qëndronte Pema e Jetës, ndërsa ne kemi Kryqin e Nderuar, druri i të cilit thuhet të jetë marrë pikërisht nga druri i Pemës së Jetës. Në të njëjtën mënyrë, edhe Kryqi është mjeti për të hyrë në jetën e përjetshme. Kisha e ka vendosur në këtë periudhë për të na kujtuar mëkatin fillestar tëAdamit, dhe gjithashtu për të na kujtuar se vetëm nëpërmjet kryqit mund të hyjmë në jetën e përjetshme.” (2 fq 107-108).

Kështu edhe ne, me shpresën e Ngjalljes dhe me vendosmëri për të vazhduar përpjekjet tona (për hir të Atij që i njeh dhe kupton të gjitha vuajtjet tona, dhe që nuk na lë të ecim tëvetëm), këtë të diel të Faljes së Kryqit le të psalim me gëzim: “O Zot shpëtoje popullin tënd dhe bekoje trashëgimin tënd. Dhuroji shpresëtarëve fitore mbi barbarët dhe ruaje shtetin tënd me anën e Kryqit tënd.”

Lavdi Perëndisë për shembullin e Tij, fitoren e Tij dhe mëshirën e madhe që ka për ne dhe për sfidat tona, përmes Kryqit Jetëdhënës të Tij!



 

Punëdore:

Të formojmë një kryq me makarona (ose me lule).


Këtë punëdore e lexova nga website i “Byzimom”.




Mjetet e nevojshme: Një pako me makarona (forma nuk ka rëndësi), letër të trashë ose karton, ngjitës, bojëra, marker, gërshërë dhe një fije.

Fillimisht, nxjerrim makaronat nga pakoja. Në letër ose karton vizatojmë formën e një kryqi, të cilin më pas e presim me kujdes. Në pjesën e pasme të kryqit ngjisim fijen, në mënyrë që të mund ta varim diku më pas. Si mbarojmë me fijen, në anën tjetër të letrës ngjisim makaronat, duke i rregulluar sipas formave të tyre.

Si mbarojmë, i lëmë për njëfarë kohe që të thahen. Gjatë kësaj kohe, mund t’i tregoni fëmijëve tuaj se përse Krishti u kryqëzua për ne, dhe se nderimi që i bëjmë kryqit lidhet pikërisht me dashurinë e madhe që Krishti ka për njerëzimin.

Pasi kryqi të jetë tharë plotësisht, mund ta ngjyrosni në çfarëdo ngjyre të doni. Më pas mund ta varni diku nëpër shtëpi, dhe ta mbani përgjatë gjithë Kreshmës së Madhe.


Receta






Comments


bottom of page